E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mucunski-Ivanoviq: në fokus integrimi evropian, proceset reformuese dhe nevoja që anëtarësimi në BE të zhvillohet mbi bazën e meritave

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup zhvilloi takim me zv/kryeministrin e Malit të Zi përgjegjës për çështjet evropiane dhe të jashtme, Filip Ivanoviq, në vitin kur shënohen 20 vjet nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Biseduesit konfirmuan nivelin e lartë të marrëdhënieve miqësore, besimin reciprok dhe aleancën në NATO, si dhe angazhimin e përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të integruar evropianisht.

Në fokus të bisedimeve ishin integrimi evropian, proceset reformuese dhe nevoja që anëtarësimi në Bashkimin Evropian të zhvillohet mbi bazën e meritave.

Gjatë takimit u diskutua edhe për finalizimin e nesërm të marrëveshjes për vendosjen e një linje të re ajrore midis dy vendeve, si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në ekonomi, lidhjet infrastrukturore, energjetikën dhe turizmin.

Lajme të ngjashme