Siljanovska-Davkova në Budapest: Nevojitet një proces i besueshëm i zgjerimit të BE-së sipas kritereve të Kopenhagenit

Për nder të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez, kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova në Budapest mori pjesë në drekën pune, të cilën për shefat e delegacioneve e organizoi presidenti i Hungarisë, Andrash Baka.
Ajo i uroi për zgjedhjen e tij si president në gusht të këtij viti dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve maqedono-hungareze përmes dialogut politik, shkëmbimit të vizitave dhe përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik.
Siljanovska-Davkova falënderoi për mbështetjen parimore dhe të zëshme nga Hungaria për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe angazhimin e saj aktiv brenda "Grupit të Visegradit". Ajo theksoi nevojën për një proces të besueshëm zgjerimi, i bazuar në merita lidhur me kriteret e Kopenhagenit.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat aktuale gjeopolitike dhe nevojën për forcimin e multilateralizmit, si një mekanizëm për institucione të forta, që do t'u mundësojë shteteve të vogla pjesëmarrje më të madhe në proceset e vendimmarrjes për çështjet globale.
Kryetarja shprehu qëndrimet e saj për nevojën e reformave të thella në organizatat ndërkombëtare, kalimin nga diplomacia reaktive në atë parandaluese si kusht për përballimin efektiv të krizës globale, si dhe për nevojën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.



