Me premierën e dramës „104“ në Tetovë përmbyllet trilogjia e Dragana Lukan Nikoloskit, në regji të Nina Nikoliqit

Më 11 nëntor 2026, me fillim në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Tetovës – Tetovë do të shfaqet premierë drama „104“ nga Dragana Lukan Nikoloski, në regji të Nina Nikoliqit. Me këtë premierë përmbyllet realizimi skenik i „Trilogjisë për „dashurinë““, që bashkon dramat „Marta Verina“, „ANNA“ dhe „104“. Pas shfaqjes do të mbahet promovimi i botimit të përbashkët të librit, botuar nga „Pylli i Çuditshëm“.
Tekste të tre dramave, tre realizime skenike dhe një bashkëpunim i vazhdueshëm autor-regjisorial përbëjnë projektin shumëvjeçar të Dragana Lukan Nikoloskit dhe Nina Nikoliqit. Secila nga dramat funksionon si vepër e pavarur, ndërsa së bashku krijojnë një cikël që rishikon dashurinë, intimitetin dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Në dramën „104“, jeta dukshëm harmonike e Milenës dhe Jovanit prishët pas një bisede për të kaluarën. Përgjigjja e saj shaka për pyetjen se me sa burra ka qenë para tij bëhet obsesion për Jovanin. Biseda që fillon si provokim shndërrohet në përballje me xhelozinë, kontrollin, besimin dhe të drejtën për intimitetin e vet.
Si pjesë përfundimtare e trilogjisë, drama „104“ rishikon kufirin midis afërsisë dhe posedimit, duke hapur pyetjen se çfarë ndodh kur nevoja për të ditur gjithçka për tjetrin bëhet nevojë për ta kontrolluar atë.
Në shfaqje luajnë: Gjorgji Neškovski, Angela Stojanovska, Petrit Naziri, Irena Mirçeska dhe Marko Bogdanovski. Skenografia është nga Ilina Angelovska, kostumografia nga Ivana Karanfilovska Ugurovska, ndërsa kompozitori është Oliver Josifovski.
Libri „Trilogjia për „dashurinë““ nga Dragana Lukan Nikoloski bashkon tre tekstet dramatike në një botim. Mbrëmja premierë në Tetovë shënon kështu përmbylljen e ciklit shumëvjeçar si në skenë ashtu edhe në formë të shtypur.



