E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

"Zlatna Skopolia" do të jepet për duetën regjisoriale Małgorzata Szumowska dhe Michał Englert

Para edicionit të 26-të të Festivalit të Filmit në Shkup (SFF26), është paralajmëruar krijimi i çmimit festiv për kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografinë botërore – "Zlatna Skopolia", i dedikuar autorëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe evolucionin e gjuhës botërore të filmit.

Këtë vit, "Zlatna Skopolia" do t'i jepet duetës regjisoriale nga Polonia Małgorzata Szumowska dhe Michał Englert.

Duke i dhënë njohje partneritetit të rrallë dhe të jashtëzakonshëm artistik midis Małgorzata Szumowska dhe Michał Englert, ky çmim vendos në piedestal vizionin e tyre të përbashkët krijues me dekada. Bashkëpunimi i tyre përfaqëson një shembull të përsosur se si bashkimi i dy sensibileve artistike autoktone, narracioni i guximshëm regjisorial i saj dhe gjuha e sofistikuar vizuale e tij, krijojnë një zë unik, të fuqishëm dhe të njohur filmik në kinematografinë evropiane dhe botërore. Përmes bashkëpunimeve të tyre të përbashkëta, si "Never Gonna Snow Again" dhe realizimi më i ri filmik "The Idiot(s)", Szumowska dhe Englert sfidojnë kufijtë e regjisurës tradicionale dhe rrëfimit filmik, duke eksploruar emocionet e thella njerëzore, kontrastet shoqërore dhe ndërthurjen e hollë midis realitetit dhe mistikës.

Emri i çmimit gjen frymëzim në "Scopolia carniolica", një lule e pazakontë dhe misterioze që rritet në pyjet e hijshme të zonave malore rreth Shkupit. Edhe pse etimologjikisht të pavarura, asociacioni fonetik dhe zanor midis lules dhe qytetit hap hapësirë për një interpretim të ri artistik. Shkupi është një qytet kontrastesh, bukurie dhe ashpërsie, zhdukjeje të vazhdueshme dhe rilindjeje. Ashtu si luleja, edhe qyteti mbart një dyshmëri në vetvete. "Zlatna Skopolia" shndërrohet në një simbol autentik që lidh kujtesën historike, identitetin e qytetit dhe gjuhën universale të artit filmik.

Autori i çmimit është piktori dhe skulptori i njohur nga Shkupi Vlado Kostov (i lindur në vitin 1967), i njohur për shprehjen autentike, të mishëruar në konstruksione të holla nga materiale të ricikluara. Ai ka pasur një karrierë të pasur artistike, nga angazhimet e hershme në studion e njohur angleze "Hollywood Road Film Production", deri te konstruksionet e njohura nga materiali i ricikluar dhe projekti multimedial "Nderim për Charlie Parker". Kostov krijon "Zlatna Skopolia" si mishërim të përsosur të ashpërsisë, rafinimit dhe shpirtit unik të Shkupit. Çmimin e realizoi Dimitar Filipovski.

Edicioni i 26-të i Festivalit të Filmit në Shkup do të mbahet nga 4 deri më 9 nëntor 2026. Realizimi filmik "The Idiot(s)" do të shfaqet në kuadër të programit zyrtar festiv, si pjesë e Hapjes solemne të festivalit. Të interesuarit do ta ndjekin atë më 4 nëntor, duke filluar nga ora 20:30 në N. U. Teatri Kombëtar Maqedonas (MNT), ndërsa biletat për projekcionin janë në dispozicion përmes "MK Tickets".

Lajme të ngjashme