Gjorgjievski organizon vizitë falas në Matka, sigurohet edhe transporti për qytetarët

Qyteti i Shkupit organizoi një vizitë falas në Matka dhe shpellën Vrelo për qytetarët, me transport autobusik të siguruar dhe guida turistike profesionale nga Shoqata Maqedonase e Guidave dhe Shoqëruesve Turistikë, njoftoi kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski.
Ai në një postim në Facebook theksoi se qëllimi i aktivitetit është që pasuritë natyrore të qytetit t'u bëhen më të arritshme qytetarëve, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me veçantitë e tyre dhe të mësojnë më shumë për rëndësinë e tyre.
"Disa nga pasuritë më të mëdha natyrore janë pikërisht këtu, brenda kapacitetit të çdo shkupjani. Detyra jonë është t'i ruajmë ato, dhe dëshira ime është që sa më shumë qytetarë ta përjetojnë personalisht bukurinë me të cilën Shkupi krenohet! Pikërisht për këtë, sot organizuam një vizitë falas në Matka dhe Vrelo, një mundësi që bashkëqytetarët tanë të largohen nga rutina e përditshme dhe të shijojnë një nga vendet më të bukura të qytetit tonë", theksoi Gjorgjievski.
Si motiv shtesë për promovimin e shpellës Vrelo, kryetari i qytetit përmendi arritjen e zhytësit polak Bartlomiej Pitala, i cili arriti thellësinë prej 338 metrash. Me këtë, Vrelo është regjistruar si shpella më e thellë nënujore në botë e eksploruar nga njeriu.



