E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Banka Popullore: Heqja e lejes së Alta Bankës në Serbi nuk nënkupton mbylljen automatike të bankës në Bitolj

Heqja e lejes për punë të Alta Bankës në Serbi nuk nënkupton heqjen automatike të lejes për punë të Alta Bankës AD Bitolj, sqarojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Atje theksojnë se vendimi i Bankës Popullore të Serbisë i referohet ekskluzivisht veprimtarisë së bankës në Serbi, ndërsa banka në Bitolj është një person juridik i pavarur, themeluar dhe e regjistruar në Maqedoni, e cila vlerësohet sipas kuadrit ligjor dhe rregullator vendas.

"Banka Popullore, si mbikëqyrës kompetent, ndjek gjendjen dhe vepron në përputhje me dispozitat ligjore. Banka Popullore ndjek gjithashtu të gjitha rrethanat që mund të ndikojnë në veprimtarinë e bankës vendase, përfshirë edhe rreziqet që rrjedhin nga lidhjet e saj pronësore", informojnë nga institucioni.

Atje shtojnë se brenda kompetencave të tyre ligjore bashkëpunojnë me institucionet kompetente vendase dhe të huaja, duke respektuar rregullat për konfidencialitetin e informacionit mbikëqyrës.

Lidhur me marrjen e pjesëmarrjes së kualifikuar në një bankë, Banka Popullore kujton se miratimi jepet pas një procedure gjithëpërfshirëse, në të cilën vlerësohen kriteret e përcaktuara me ligj bazuar në të dhënat zyrtare të disponueshme.

Nga Banka Popullore bëjnë apel që publiku të mbështetet në informacione zyrtare dhe të verifikuara dhe të mos nxjerrë përfundime bazuar në pretendime të pakonfirmuara dhe spekulime.

"Banka Popullore do të vazhdojë të ndjekë me kujdes gjendjen dhe të veprojë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe ekskluzivisht në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në interes të sigurisë së sistemit bankar dhe mbrojtjes së depozituesve", thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme