E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mercedes doli nga autostrada „Miqësia“ dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie familjare, dy të lënduar rëndë

Dy burra janë të lënduar rëndë në një aksident rrugor që ndodhi natën e kaluar në autostradën „Miqësia“, afër fshatit Trubarevë pranë Shkupit, pasi një makinë „Mercedes“ doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie familjare.

Sipas informacioneve nga MPB, aksidenti u raportua në orën 1:10. Automjeti me targa të Shkupit drejtohej nga një banor 33-vjeçar i fshatit Batincë, i cili humbi kontrollin mbi mjetin.

Në aksident, shoferi dhe pasagjeri i tij 39-vjeçar nga Shkupi pësuan lëndime të rënda trupore. Lëndimet u konfirmuan në Qendrën Urgjente pranë Qendrës Klinike „Nëna Terezë“.

Në vendin e aksidentit u krye inspektim nga një ekip i SVR Shkup.

Lajme të ngjashme