E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Vjedhën pistoletën “glock” nga një automjet mallrash i pa mbyllur në Çair

Një 74-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se nga automjeti i tij i mallrave në komunën e Çairit në Shkup i është vjedhur një pistoletë “glock”.

Sipas informacioneve nga MPB, rasti është raportuar më 30 tetor në orën 20:30, ndërsa vjedhja ka ndodhur pesë ditë më parë, më 25 tetor, rreth orës 3:30.

Sipas raportit, automjeti i mallrave nuk ishte i mbyllur kur pistoleta u mor prej tij.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme