E shtunë, 17 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Një grua vdiq, ndërsa dy të tjera u plagosën rëndë në një sulm me thikë në një shtëpi pleqsh në Gjermani

17.10.2026, 14:33

Një grua 86-vjeçare ka vdekur, ndërsa dy gra të tjera u plagosën rëndë pasi një banor 72-vjeçar i sulmoi me thikë në një shtëpi pleqsh në qytetin Olfen, në rajonin gjerman të Münsterland.

Sulmi ndodhi dje, pak pas orës 19:00, në kafeterinë e shtëpisë "Shën Vitus", njoftoi "Bild".

Pas sulmit, i dyshuari u dorëzua pa rezistencë në dhomën e tij. Motivi i sulmit ndaj tre banoreve ende nuk është i njohur.

Rasti po hetohet nga departamenti i vrasjeve, dhe pritet që i dyshuari së shpejti të paraqitet para gjykatës.

Në shtëpi qëndrojnë 77 persona që kanë nevojë për ndihmë dhe kujdes për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajme të ngjashme