E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Orë luksoze e vjedhur në Tokio, me vlerë 260.000 euro

Një orë luksoze, me vlerë të vlerësuar prej 46 milion jen, ose 260.000 euro, u vodh sot nga një dyqan në Tokio, njoftoi policia.

Rreth orës 20:00 me kohën lokale, policia mori një thirrje ku thuhej se një person, duke u bërë sikur ishte klient, iku me orën.

"I dyshuari, i cili ishte veshur me rroba të errëta, qëndroi në dyqan për më pak se 10 minuta, njoftoi policia", duke shtuar se bëhet fjalë për një orë zvicerane nga marka "Audemars Piguet".

Një incident i ngjashëm ndodhi në të njëjtin kompleks tregtar në gusht.

Atëherë dy shtetas kilianë u akuzuan për vjedhjen e katër orëve luksoze nga një dyqan në katin e parë.

Vlera totale e orëve të vjedhura ishte 200 milion jen, që korrespondon me rreth 1,1 milion euro, transmeton Tanjug.

Lajme të ngjashme