E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Lideri demokrat në Senat: Trump është presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Senatin amerikan, e quajti Donald Trump presidentin më të keq në historinë amerikane, pas humbjes së rëndë të republikanëve në zgjedhjet e djeshme për Kongres. Ai deklaroi se republikanët e ndoqën verbërisht Trumpin, për çka humbën mbështetjen e zgjedhësve.

„Republikanët vendosën të qëndrojnë pas Donald Trumpit – presidenti më i keq në histori. Ata zgjodhën ta ndjekin Trumpin drejt humnerës“, tha Schumer në Uashington. Schumer e akuzoi Trumpin për zbatimin e politikave që rritën kostot e jetesës për amerikanët.

X (Twitter)

Chuck Schumer:

Ne do të përmbushim premtimet për popullin e Amerikës, me ose pa presidentin. https://t.co/GpWPSW7VmZ

— Clash Report (@clashreport) 4 nëntor 2026

Shiko në X

„Amerikanët votuan për ndryshime“
„Ndonjëherë ai fliste për gjëra triviale, qesharake. Por, në pjesën më të madhe të kohës, zbatoi masa që rritën kostot për njerëzit“, tha ai. Konkretisht, ai përmendi rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, shërbimeve shëndetësore dhe nevojave bazë të jetesës. Sipas tij, pikërisht këto politika çuan në humbjen e besimit të publikut ndaj republikanëve.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

Schumer përshkroi humbjen zgjedhore të republikanëve si një kolaps të mbështetjes politike që Trumpi më parë e kishte në Kongres. Ai vuri në dukje se republikanët atë që dikur ishte mur i fortë, e kthyen në „grumbull tullash“.

„Amerikanët votuan për ndryshime, dhe tani demokratët duhet t’i realizojnë ato“, deklaroi Schumer. Ai theksoi se fitorja zgjedhore e partisë së tij sjell edhe përgjegjësi për zgjidhjen e pakënaqësisë së publikut.

Lajme të ngjashme