E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Reagimi i parë i Musk pas zgjedhjeve: Duket se lazerët e mi hapësinorë për manipulim zgjedhjesh këtë herë nuk funksionuan

Pas fitoreve të demokratëve në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, u shpreh miliarderi Elon Musk – njeriu më i pasur në botë dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të kandidatëve republikanë.

"Qendrat e të dhënave në hapësirë duken mjaft tërheqëse në këtë moment", shkroi Musk në rrjetin social X.

X (Twitter)

Data centers in space looking pretty appealing right now

— Elon Musk (@elonmusk) November 4, 2026

Shiko në X

"Duket se lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje këtë herë nuk funksionuan", shtoi ai.

X (Twitter)

Guess my election-interfering space lasers didn’t work this time 🤷‍♂️

— Elon Musk (@elonmusk) November 4, 2026

Shiko në X

Gjatë fushatës zgjedhore, Musk shpenzoi qindra miliona dollarë për të mbështetur kandidatët republikanë për Kongres. Investimi i tij më i rëndësishëm ishte në garën në Teksas, ku republikania Ken Paxton – i cili kishte edhe mbështetjen e presidentit Donald Trump – humbi nga kandidati demokrat James Talarico.

Lajme të ngjashme