(Video) Trump sulmoi ashpër një gazetar në Shtëpinë e Bardhë: "Çfarë keni? Jeni i sëmurë?"

Mbrëmë në Zyrën Ovale, presidenti Donald Trump ndërpreu ashpër një gazetar dhe i tha të heshtë. Ngjarja ndodhi ndërsa Trump po përgjigjej në pyetje.
"Jeni i sëmurë?"
Gazetari Andrew Feinberg nga "Independent" u përpoq të bënte një pyetje lidhur me ndryshimet në parkun "East Potomac", që përfshijnë edhe një fushë të re golfi. "Në lidhje me fushën e golfit, zotëri… Ju zotëroni shumë fusha…" – filloi Feinberg, por Trump e ndërpreu.
"Prisni, prisni, prisni, prisni", tha Trump. Kur Feinberg u përpoq të vazhdonte, presidenti shtoi: "Qetësi, qetësi". Fjalën e dytë e tha me nervozizëm të dukshëm.
"Çfarë keni? Jeni i sëmurë?" – pyeti Trump. "Jo, sa di unë, zotëri", u përgjigj Feinberg.



