E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Arrestohet një austriak në “Tabanovc”: në automjetin e tij u gjet armë

08.10.2026, 09:44

Dje në orën 18:00 në Pikën Kufitare Tabanovc, në hyrje të shtetit, punonjësit e policisë arrestuan P.R., 62 vjeç, nga Austria.

Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të një automjeti kamping “Fiat” me rimorkio me shenja kombëtare austriake, që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me gaz, një revolver, një paketë me 90 diazola dhe një paketë me 22 kapsolla iniciative.

Rasti u njoftua prokurorit publik, ndërsa personi u dorëzua në punonjësit e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet një kallëzim i përshtatshëm.

Lajme të ngjashme