BDI: Gjykata Kushtetuese mori një vendim që krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe për sigurinë juridike në vend

Dje Gjykata Kushtetuese mori një vendim që krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe për sigurinë juridike në vend.
Në vend që çështjen e publikimit të rregullores vetëm në gjuhën maqedonase ta shqyrtojë në dritën e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për publikimin e aktit edhe në gjuhën shqipe, Gjykata e shqyrtoi çështjen nga aspekti material i aktit, reagojnë nga BDI.
Sipas këtij subjekti, kushtetutshmëria nuk ka të bëjë vetëm me përmbajtjen.
„Ajo përfshin edhe procedurën, formën dhe respektimin e rregullave kushtetuese për mënyrën se si miratohet dhe hyn në fuqi një akt.
Vetë Gjykata Kushtetuese, në praktikën e saj deri më tani, ka vlerësuar çështje të tilla, ndërsa dje qëndroi në kundërshtim me praktikën e saj, duke shkelur të gjitha normat.
Prandaj pyetja është e pashmangshme:
Nëse publikimi në kundërshtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore nuk është më një çështje që mund të shqyrtohet brenda kuadrit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë formale, atëherë çfarë vlere kanë vetë rregullat kushtetuese për procedurën dhe publikimin e akteve“.
Nga partia e Ahmetit shtojnë se kjo nuk është vetëm një çështje për një rregullore.
Është, thonë ata, një çështje për gjuhën shqipe, për rendin juridik dhe për sigurinë juridike të çdo qytetari.
„Sepse, nëse një akt mund të publikohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe kjo të mos ketë rëndësi për kontrollin kushtetues, çfarë garanton që nesër i njëjti standard nuk do të aplikohet edhe për akte të tjera?
Dhe këtu duhet të kujtojmë diçka thelbësore: gjuha shqipe nuk është një zbukurim kushtetues. Ajo është pjesë e rendit kushtetues.
Prandaj, ajo që ndodhi dje nuk duhet të normalizohet as të relativizohet.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një rregullore. Bëhet fjalë për atë nëse Kushtetuta, ligjet dhe siguria juridike vlejnë njësoj për të gjithë.
Dhe pikërisht për këtë arsye, kjo çështje nuk përfundon me vendimin e djeshëm“.
Lajme të ngjashme
Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë konfirmoi se ka marrë kërkesë nga autoritetet maqedonase për kërkim ndërkombëtar, arrestim dhe ekstradim të Iva Mihajllovës, por njoftoi se deri tani nuk janë ndërmarrë aktivitete për përcaktimin e vendndodhjes së saj në territorin e Bullgarisë. Sipas njoftimit të MPB-së…
16:41Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Borçe Serafimovski zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Zhiang Sjaojan, ku u diskutua për mundësitë e përmirësimit të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në bujqësi. Në pjesën…
16:30Një grua 75-vjeçare nga Shkupi u sulmua fizikisht dhe u grabit nga dy persona ndërsa po hynte në ashensor në një ndërtesë banimi në komunën e Aerodromit në Shkup. Sipas informacioneve nga MPB-ja, ngjarja u raportua dje. V.T. (75) u sulmua nga dy persona të cilët i morën portofolin me para dhe dokumente personale…
15:57

