E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Debat familjar në Shtip u kthye në dhunë: djali sulmoi babanë e tij, pastaj me makinën goditi automjetin e tij ndërsa ikte

Një burrë 56-vjeçar nga Shtipi është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij 79-vjeçar, dhe më pas me makinën e tij e ka ndjekur dhe goditur automjetin e babait, me qëllim që ta nxjerrë nga rruga.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ndodhi më 24 tetor, kur pas një debati të shkurtër G. T. (56) sulmoi fizikisht babanë e tij.

Pas sulmit, burri 79-vjeçar u përpoq të ikte me makinë, por djali i tij e ndoqi me automjetin e tij dhe goditi makinën që drejtonte babai, me qëllim ta nxirrte nga rruga, sipas raportit në polici.

Më 26 tetor, në orën 14:45, punonjës policie nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria shtetasin 56-vjeçar nga Shtipi.

Rasti është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm, njoftoi MPB-ja.

Lajme të ngjashme