E ardhmja e vendit nuk duhet të jetë peng i inateve politike: Aleanca për Shqiptarët përshëndet takimin me palën bullgare

Aleanca për Shqiptarët përshëndet takimin e paralajmëruar mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe jep mbështetje të plotë për çdo proces që mund të çojë në tejkalimin e bllokadës dhe vazhdimin e integrimit evropian, theksojnë nga kjo parti.
E ardhmja e vendit, potencojnë nga partia, nuk duhet të jetë peng i inateve politike, mllefeve apo betejave partiake. „Interesi shtetëror dhe perspektiva evropiane duhet të jenë mbi çdo llogari ditore politike.
Çdo dialog serioz që na afron drejt një zgjidhjeje, çdo takim që hap rrugën dhe çdo hap që na çon drejt Bashkimit Evropian do të ketë mbështetjen tonë.
Tani nevojiten përgjegjësi, pjekuri dhe vullnet për zgjidhje. Qytetarët kanë pritur mjaftueshëm. Vendi duhet të ecë përpara“.
Lajme të ngjashme
Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë konfirmoi se ka marrë kërkesë nga autoritetet maqedonase për kërkim ndërkombëtar, arrestim dhe ekstradim të Iva Mihajllovës, por njoftoi se deri tani nuk janë ndërmarrë aktivitete për përcaktimin e vendndodhjes së saj në territorin e Bullgarisë. Sipas njoftimit të MPB-së…
16:41Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Borçe Serafimovski zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Zhiang Sjaojan, ku u diskutua për mundësitë e përmirësimit të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në bujqësi. Në pjesën…
16:30Një grua 75-vjeçare nga Shkupi u sulmua fizikisht dhe u grabit nga dy persona ndërsa po hynte në ashensor në një ndërtesë banimi në komunën e Aerodromit në Shkup. Sipas informacioneve nga MPB-ja, ngjarja u raportua dje. V.T. (75) u sulmua nga dy persona të cilët i morën portofolin me para dhe dokumente personale…
15:57

