E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Festivali i xhazit „Filip Stevanovski“ Kumanovë 2026

momentale.mk14.10.2026, 09:57

Manifestimi tradicional i xhazit i dedikuar artistit muzikor që vdiq tragjikisht, Filip Stevanovski, filloi dje në Shtëpinë e Zejtarisë, në organizim të INOKS – Institutit për shkencë, art, kulturë dhe sport.

Në mbrëmjen e parë të festivalit (13.10.) performuan "BRAMHA" dhe "NAKED", në të dytën (14.10.) do të paraqiten "Pijan slavëj" dhe "Memfis mafija", mbrëmja e tretë finale – "Toni i fundit nuk është fund" (15.10.), është e rezervuar për "DIATIC" dhe "MAK BRAS" dhe për ndarjen e mirënjohjeve për të gjithë mbështetësit e manifestimit.

Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një tregim filmik në 3 pjesë, për "udhëtimin" një dekadash të festivalit, i cili me programin dhe cilësinë e tij, ka treguar se është një histori unike xhazi.

Botimi jubile i festivalit – "10 vjet tingull, 10 vjet emocion", takime dhe mbrëmje muzikore, ka karakter humanitar. Mjetet janë të dedikuara për familjet e viktimave të tragjedisë në diskotekën "Puls" – Koçan.

Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e RMV-së, në fushën e muzikës dhe veprimtarisë muzikore-skenike, nën patronazhin e Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës, me mbështetjen e Fondacionit për Kulturë dhe Sport Kumanovë.

Lajme të ngjashme