Japoni dhuroi një automjet të ri për menaxhimin e mbeturinave në komunën Mogila

Më 21 tetor 2026, Znj. Setsuko Kawahara, ambasadore e Japonisë, mori pjesë në ceremoninë për dorëzimin e projektit të përfunduar me sukses në kuadër të Programit të granteve për projekte të vogla (GGP) në komunën Mogila. Mikpritës i ceremonisë ishte kryetari i komunës Mogila, Draganço Sabotkovski.
Në kuadër të projektit u sigurua një automjet i ri për mbledhjen e mbeturinave nga marka „Mitsubishi Fuso Canter“ për nevojat e komunës Mogila, me një vlerë totale prej 68.194 eurosh. Automjeti do të përmirësojë efikasitetin e mbledhjes së mbeturinave dhe do të kontribuojë në parandalimin e krijimit të deponive të egra dhe shfaqjes së zjarreve në zonat rurale, duke sjellë përfitime për më shumë se 5.200 banorë të komunës.
Që nga viti 1996, përmes Programit të ndihmës me grante për projekte lokale (GGP), Japonia ka financuar gjithsej 190 projekte në Maqedoninë e Veriut, me një vlerë prej afërsisht 10 milionë eurosh, duke konfirmuar marrëdhëniet e forta bilaterale dhe miqësinë midis dy vendeve.



