LSDM: Deputetët e Levicës nuk ishin në sallë kur u votua për pagën minimale prej 600 eurosh

LSDM sot e akuzoi Levicën se nuk e mbështeti propozimin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, i cili ishte në rendin e ditës së seancës parlamentare. Propozim-ndryshimet parashikojnë që paga minimale të jetë 36.960 denarë neto.
"Kur sot duhej të votohej në Kuvendin maqedonas për rritjen e pagës minimale në 600 euro, deputetët e Levicës nuk ishin në sallë", njoftoi LSDM.
Sipas partisë, për propozimin votuan deputetët e LSDM-së dhe koalicionit dhe deputeti i pavarur Mile Cekov, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së, ZNAM dhe VLEN nuk votuan "për", dhe në sallë nuk ishin as deputetët e DUI-së.
Nga LSDM u drejtuan kritika të ashpra ndaj Levicës, duke e akuzuar se publikisht paraqitet si mbrojtëse e punëtorëve, por nuk e mbështeti propozimin për pagë minimale më të lartë.
"Sputniku i Mickoskit, partia e tij në distancë - Levica punon vetëm nën komandë. Po ashtu si platforma ZNAM 2.0 që u ulën së bashku me Levicën.
Publikisht paraqitet në mënyrë të rreme si mbrojtëse e punëtorëve, ndërsa në Kuvend i lë para derës. Nuk hynë në sallë, nuk dhanë asnjë votë për pagë minimale më të lartë. Dhe në cilën ditë? Pikërisht në Ditën Botërore për Punë të Denjë. Levica është parti për asgjë, kundër NATO-s, kundër BE-së, me parulla të rreme punëtore. Punëtorët nuk jetojnë nga parullat. Nuk paguajnë faturat me njoftime dhe nuk mbushin frigoriferët me paraqitje politike. U duhet pagë më e lartë. LSDM do të vazhdojë të luftojë për pagë minimale më të madhe, për punëtorët, për qytetarët", thonë nga partia.
Lajme të ngjashme
Ministri i Shëndetësisë, Sašo Klekovski, mendon se e akuzuara për aksidentin rrugor me një të vdekur, Iva Mihajllova, u arratis sepse mjekë bullgarë që mund të konfirmonin se ajo nuk ka rast shëndetësor, po vijnë në Koçan. Klekovski njoftoi se do të udhëtojë në Sofje dhe atje do të bisedojë edhe për këtë rast. „Unë…
15:12Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, në briefingun e sotëm me gazetarët sqaroi se procedura për përgatitjen e Planit Detal Urbanistik të ri për "Barutana" është filluar në përputhje me detyrimet ligjore të Komunës, pasi plani paraprak u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2025. Ai theksoi se në publik…
14:51Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bitiki, në seancën e sotme parlamentare për pyetje opozitare, theksoi se Qeveria e VMRO-së refuzoi propozimin e LSDM-së për pagë minimale prej 600 eurosh, krijoi një "shportë konsumimi rozë", ndërsa qytetarët përballen çdo muaj me një hendek gjithnjë e më të madh mes pagave dhe shpenzimeve…
14:27

