E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

LSDM: Fajdeja për Alta Banka është te Mickoski dhe Slaveski – ata e sollën në Maqedoni

„Për Alta Banka përgjegjësia e plotë është te Kristian Mickoski dhe Trajko Slaveski, ata sollën bankën e Vuçiçit në Maqedoni që tani është në falimentim. Qytetarët në Maqedoni nuk mund të arrijnë paratë e tyre, kursimet e tyre, njerëzit që jetojnë me ndihmë sociale nuk kanë nga t9i mbulojnë shpenzimet dhe nuk mund t9i tërheqin mjetet“, thon9 nga LSDM.

„Nuk kanë për ushqim, faturat, ilaçe, nuk kanë për jetesë. Degët nuk punojnë, në ATM pritet me orë të tëra. Vetëm kompanive u mundësuan lirshëm të transferojnë para.

Qeveria e Mickoskit hapi rrugën për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni, ndërsa guvernatori Slaveski dha pëlqim për marrjen e Bankës Ekonomike Bitola. LSDM paralajmëronte për kapitalin e dyshimtë që 11 muaj më parë.

Slaveski siguroi se gjithçka është në rregull, por asgjë nuk është në rregull. Tani merr vendime të gabuara në dëm të qytetarëve.

Ajo që skandali me Alta Bankën dëshmoi është se ishte lavatriçe parash për sindikatën mafioze SNS të Vuçiçit në Serbi dhe VMRO-OKG të Mickoskit tek ne.

Për këtë skandal, për këtë aferë financiare duhet të ketë përgjegjësi. Trajko Slaveski të japë dorëheqje për të parandaluar vendime të tjera të dëmshme të tij.

Prokuroria të hapë hetim dhe t9i ndjekë penalisht Mickoskin, Slaveskin dhe të gjithë ata që janë të lidhur me Alta Bankën“, njoftoi LSDM.

Lajme të ngjashme