E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

MPB: Për Iva Mihajlovën nuk ka dalje të regjistruar nga territori i Maqedonisë

12.10.2026, 13:28

Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle në sistemin e kontrollit kufitar, ku është konstatuar se për personin Iva Mihajlova, për të cilin është në fuqi ndalim aktiv gjyqësor, nuk ka dalje të regjistruar nga territori i Maqedonisë, njoftoi MPB.

"Shtesë, përmes Qendrës së Përbashkët të Kontaktit me Republikën e Bullgarisë, janë kryer kontrolle edhe nga ana e policisë kufitare bullgare, nga ku është marrë informacioni se për personin e përmendur nuk ka hyrje të ligjshme të regjistruar në territorin e Republikës së Bullgarisë.

Sipas të dhënave nga regjistrimet kufitare, personi ka hyrë për herë të fundit në Republikën e Bullgarisë në shtator 2025, ndërsa në tetor 2025 është regjistruar dalja e tij nga Republika e Bullgarisë, pra hyrja në Maqedoni", thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme