Mbreti i Spanjës: Sovraniteti dhe integriteti territorial mbi Seutën nuk janë subjekt i negociatave

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Spanjës mbi Seutën, enklavë në veri të Afrikës, janë të pakontestueshme dhe nuk janë subjekt i negociatave, deklaroi sot mbreti i Spanjës, Felipe VI, duke shtuar se fluksi masiv i migrantëve nga Maroku në atë qytet ka lënë pasoja të mëdha sociale, politike, ekonomike dhe psikologjike për vetë qytetin dhe për Spanjën në tërësi.
„Seuta është Spanja, dhe Seuta është gjithashtu Europa. Kufiri i saj, ashtu si kufiri i Meliljas, është gjithashtu kufiri i Bashkimit Evropian. Çdo kërcënim për atë kufi është kërcënim për të gjithë Bashkimin Evropian“, tha Felipe VI gjatë vizitës së tij në Seuta.
Mbreti i Spanjës, shkruan „El Pais“, theksoi se shkelja e kufirit spanjoll, kur një numër i madh njerëzish kaluan nga Maroku, ishte një tronditje për të gjithë, veçanërisht për banorët e Seutës, dhe se pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë fuqishëm në jetën e tyre.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
