Mucunski dhe Petrova-Çamova do të takohen në margjinat e konferencës për Korridorin 8 në Sofje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër në Sofje do të zhvillojë një takim bilateral me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Velislava Petrova-Çamova.
Takimi është parashikuar në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të dedikuar për Korridorin VIII, në të cilën do të marrë pjesë edhe Mucunski, konfirmoi pasdite Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.
Brenda konferencës, ministri do të flasë në panelin në nivel të lartë "Konteksti gjeostrategjik i Korridorit VIII", i dedikuar rëndësisë strategjike të korridorit në kushtet aktuale gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike. Në fokus do të jetë realizimi i tij i plotë si interes strategjik i përbashkët i vendeve përgjatë korridorit dhe i hapësirës më të gjerë evropiane.
Konferenca përbën vazhdim të dialogut politik deri tani për Korridorin VIII, përfshirë edhe takimin ministror të mbajtur në Tiranë në shkurt të këtij viti.
Lajme të ngjashme
Ministri i Shëndetësisë, Sašo Klekovski, mendon se e akuzuara për aksidentin rrugor me një të vdekur, Iva Mihajllova, u arratis sepse mjekë bullgarë që mund të konfirmonin se ajo nuk ka rast shëndetësor, po vijnë në Koçan. Klekovski njoftoi se do të udhëtojë në Sofje dhe atje do të bisedojë edhe për këtë rast. „Unë…
15:12Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, në briefingun e sotëm me gazetarët sqaroi se procedura për përgatitjen e Planit Detal Urbanistik të ri për "Barutana" është filluar në përputhje me detyrimet ligjore të Komunës, pasi plani paraprak u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2025. Ai theksoi se në publik…
14:51Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bitiki, në seancën e sotme parlamentare për pyetje opozitare, theksoi se Qeveria e VMRO-së refuzoi propozimin e LSDM-së për pagë minimale prej 600 eurosh, krijoi një "shportë konsumimi rozë", ndërsa qytetarët përballen çdo muaj me një hendek gjithnjë e më të madh mes pagave dhe shpenzimeve…
14:27

