Pa ujë sot një pjesë e rrugës Luigj Paster

Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi njoftojnë se për shkak të defektit në tubin lidhës f-5/4 në rrugën Dame Gruev 4, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për përdoruesit në një pjesë të rrugës Luigj Paster.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në përfundim të riparimit të defektit.



