Një pjesë e rrugës Luj Paster nesër do të mbetet pa ujë

Një pjesë e rrugës Luj Paster në Shkup nesër (22 tetor) do të mbetet pa ujë për shkak të një defekti në tubin lidhës në rrugën „Dame Gruev“ numër 4.
Siç njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Shkup, duke u thirrur në njoftimin e Ndërmarrjes Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 8:30 deri në përfundimin e riparimit të defektit.



