E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kremlini: Jemi të gatshëm të negociojmë me Ukrainën për përfundimin e luftës

21.10.2026, 17:29

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë të dërguarit special amerikan Steve Witkoff se Moska në parim është e gatshme që muajin e ardhshëm të rifillojë negociatat me Kievin dhe Uashingtonin për përfundimin e luftës në Ukrainë, deklaroi këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Të tilla negociata nuk janë mbajtur që nga shkurti. Ushakov tha se raundi i ri i negociatave duhet të përqendrohet në "ndërtimin e një sistemi sigurie për Rusinë dhe Ukrainën pas përfundimit të konfliktit".

Witkoff e informoi Putinin për bisedimet e mbajtura një ditë më parë në Oslo, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin norvegjez dhe presidentin finlandez, tha Ushakov.

Sipas fjalëve të tij, Witkoff "theksoi disa qasje të reja dhe elemente të reja në qëndrimet e evropianëve dhe Kievit, megjithëse ato nuk përmbanin shumë gjëra të dobishme për zgjidhjen e krizës ukrainase".

Gjatë takimit pothuajse tre orësh, Putin dhe i dërguari amerikan diskutuan edhe për zbatimin e marrëveshjes që Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump arritën më 9 tetor për furnizimin e tregut amerikan dhe botëror me naftë dizel ruse, shtoi Ushakov.

"Vladimir Putin theksoi se mundësitë diplomatike ende nuk janë aspak të shterura dhe se është e mundur dhe e nevojshme të arrihet një marrëveshje me Teheranin, i cili është partneri ynë strategjik", tha Ushakov.

Ai shtoi se Rusia përsëri ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar ndihmën në gjetjen e zgjidhjeve politike dhe diplomatike për çështjen iraniane.

Lajme të ngjashme