E hënë, 19 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kremlini: Marrëveshja përfundimtare për Ukrainën është e pamundur pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kievit

19.10.2026, 13:20

Rusia vlerëson shumë përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtuara drejt zgjidhjes së luftës në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, dhe shtoi se Moska nuk sheh mundësi për përfundimin e luftës pa pjesëmarrjen e "ndonjë përfaqësuesi të Kievit" që është i gatshëm të "marrë përgjegjësi".

"Në lidhje me marrëveshjen, e dini që pala amerikane vazhdon përpjekjet e saj ndërmjetësuese dhe paqësore dhe ne i vlerësojmë shumë. Por, sigurisht, një marrëveshje përfundimtare pa pjesëmarrjen e dikujt nga Kievi që është i gatshëm të marrë përgjegjësi është e pamundur", tha Peskov, transmeton "Interfaks".

Më parë, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski nuk është i interesuar për faktin që sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse dëmtojnë seriozisht tregun botëror të naftës dizel, përfshirë edhe tregun amerikan, duke shtuar se Zelenski "nuk dëshiron aspak që lufta të përfundojë".

Ndryshe, Zelenski e akuzoi Trumpin se po përpiqet të ushtrojë presion mbi Ukrainën për t'u dorëzuar Rusisë.

Ai vlerësoi se Uashingtoni kohët e fundit ka kryer një sërë "veprime armiqësore" ndaj Kievit, përfshirë ngadalësimin e qëllimshëm të internetit përmes sistemit "Starlink", si dhe vonesën në dorëzimin e raketave për sistemin "Patriot".

Presidenti ukrainas gjithashtu vlerësoi se Trump ka marrëdhënie shumë të mira me Putinin, transmeton Tanjug.

Lajme të ngjashme