E hënë, 19 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Delegacioni i Kuvendit maqedonas në vizitë në Izrael

19.10.2026, 13:26

Në ftesë të ministrisë së punëve të jashtme të Shtetit të Izraelit, Delegacioni i deputetëve nga Kuvendi ishte në vizitë në Izrael në periudhën nga 11 deri më 16 tetor.

Delegacionin e udhëheq deputetja Rashela Mizrahi, kryetare e Grupit për bashkëpunim, ndërsa në përbërje të tij janë edhe deputetët: Bekim Qoku, Boban Karapejovski, Zoranço Jovançev, Ilir Hasani, Jovan Jauleski, Katerina Dimitrovska, Mališa Stankoviq, Martin Stojanovski, Monika Zajkova, Petar Markov, Slavjanka Petrovska dhe Toni Jarevski.

"Programi filloi me takimin e Delegacionit me përfaqësues në Kneset. Në takim u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm bilateral midis dy shteteve. Gjithashtu u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorë strategjikë për të dy shtetet, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, bujqësisë, sigurisë, sipërmarrjes, shkëmbimit kulturor dhe turizmit", njoftuan nga shërbimi për shtyp i kuvendit.

Delegacioni vizitoi edhe Gjykatën Supreme të Izraelit ku u njoh më afër me punën e Gjykatës.

Delegacioni vazhdoi vizitën në Spitalin Klinik Hadasa dhe Hadasit – Qendrën Inovative për Mjekësi ku u njohën me punën e qendrës mjekësore dhe modelin e veçantë që mundëson zhvillim dhe inovacion në ndihma dhe teknika mjekësore.

Në Qendrën Botërore për Kujtesën e Holokaustit, Jad Vašem, Delegacioni mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës, duke nderuar viktimat e holokaustit. Gjithashtu, Delegacioni vendosi kurora mbi varret e Teodor Herzlit, Jicak Rabinit dhe Shimon Peresit.

Delegacioni zhvilloi takim me Teofilon, patriarkun e patriarkanës ortodokse greke në Jeruzalem. Në takim deputeti Petar Markov falënderoi për pritjen, ndërsa patriarku theksoi rëndësinë e fesë në zgjidhjen e konflikteve etnike.

Në Tel Aviv, Delegacioni vizitoi Qendrën "Peres" për paqe dhe inovacione ku u njoh me punën e tyre në fushën e inovacioneve teknologjike në fusha të ndryshme. Në Qendrën Mjekësore "Wolfson" Holon, Delegacioni u njoh me punën e departamentit të traumatologjisë dhe metodologjinë e tyre për menaxhimin e pacientëve.

Si pjesë e vizitës, Delegacioni pati mundësinë të njihet me punën e Administratës Izraelite për mbrojtje nga zjarri dhe shpëtim dhe impiantin "Mekorot" për trajtimin e ujit dhe desalinizimin. Delegacioni përfundoi vizitën me një vizitë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Lajme të ngjashme