Nesër pa energji elektrike pjesë të Gazi Babës dhe Ilindenit

Pjesë të komunave të Shkupit, Gazi Baba dhe Ilinden, nesër (20 tetor) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Shkup, duke iu referuar njoftimit nga EVN Maqedonia.
Për shkak të punimeve në TS Sinđelić 2, do të mbeten pa furnizim me energji pjesë e përdoruesve në rrugën Palmiro Toljati-Sinđelić nga ora 08:00 deri në 14:30 (Komuna Gazi Baba). Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit NN, do të mbeten pa furnizim pjesë e përdoruesve në rrugën Srećko Puzhalka nga nr. 50 deri në nr. 60 nga ora 08:00 deri në 13:00 dhe nga nr. 30 deri në nr. 35a nga ora 12:00 deri në 14:00 (Komuna Gazi Baba).
Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit NN, do të mbeten pa furnizim rrugët 2, 3 dhe 406 në lagjen Jaka/Marino nga ora 09:00 deri në 13:00 (Komuna Ilinden). Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit NN, do të mbeten pa furnizim rrugët 510 dhe 526 në fshatin Marino nga ora 09:30 deri në 13:30 (Komuna Ilinden).
Nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi nuk ka njoftime për ndërprerje të planifikuara në furnizimin me ujë për datën 20.10.2026 (e martë).



