BDI: Skandalet dhe hipokrizia e Shasivarit nuk kanë fund

Propozimi i Ministrit të Drejtësisë është skandaloz. Në vend që të kërkojë zbatim të qëndrueshëm të ligjit dhe respektim të Kushtetutës, ai u thotë studentëve: „Le të biem dakord të shkelim Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të shkelim Kushtetutën dhe provimin ta japim pak në gjuhën shqipe, dhe pak në gjuhën maqedonase.“ reagojnë nga BDI.
Sipas partisë, ky qëndrim është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që vetë ministri deklaronte vetëm disa muaj më parë.
„Por, sapo u ul në kolltukun e pushtetit, ai nxori nga sirtari propozimin e Karakamishevas dhe sot e mbron fanatikisht, pikërisht para studentëve, të cilëve dje u njihte të drejtën që sot përpiqet t’ua heqë. Hipokrizia nuk ka fund. Kjo degradim i pozitës së shqiptarëve merr përmasa alarmante. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore nuk duhet të kthehen në objekt të pazareve politike, e aq më pak nga ata që kanë detyrë t’i mbrojnë dhe zbatojnë. Ky skandal duhet të dënohet nga të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike. Ne jemi në anën e studentëve, të së drejtës së tyre kushtetuese dhe ligjore dhe të parimit që ligji duhet të zbatohet, e jo të negociohet në dëm të të drejtave të shqiptarëve“, thonë nga BDI.
Atje shtojnë se studentët kanë të drejtë provimin e drejtësisë, ashtu si çdo provim tjetër shtetëror, ta japin në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.



