(Video) Nuk ka sedativ për një dhimbje të tillë dashurie: Marija Spasovska zgjon emocion si alkool në gjak me – „100 promil“

Këngëtarja dhe kantautore e re maqedonase Marija Spasovska publikoi këngën e saj të re „100 promil“. Si zakonisht, kënga shoqërohet edhe me videoklipin zyrtar, i cili menjëherë pas premierës është i disponueshëm në kanalin e saj në YouTube, si dhe në të gjitha platformat digjitale muzikore.
Ndryshe, „Njëqind promil“ është një tjetër këngë nga seti i ri i këngëve që u përfshinë në albumin e saj debutues „Sedativ“, i cili doli para fillimit të verës.

Për muzikën dhe tekstin këtë herë qëndron vetë Marija, ndërsa aranxhimi, miksimi dhe prodhimi janë firmosur nga emri i njohur autor-prodhues, bashkëpunëtori i saj i vjetër Darko Dimitrov, me të cilin Marija punoi edhe në krijimin e kësaj historie të re muzikore.
Videoja është në prodhim të „Artistic Film“, ndërsa fotografitë nga xhirimet i ka realizuar Stefan Jakimovski. Në realizimin e videoklipit marrin pjesë edhe kërcimtare që e shoqërojnë këngëtaren, për koreografinë e të cilave është përgjegjës „Eat The Beat Dance“.

Ndryshe, muzikalisht „100 promil“ është një tjetër temë në stilin që këngëtarja kultivon. Një këngë moderne R&B – pop me ritëm të ngadaltë vallëzimi, me vokal emocional dhe joshës dhe interpretim që zgjon emocion, ku përshtaten në mënyrë të përkryer vargjet në të cilat do të njihet çdo vajzë e re e dashuruar që i ndodh „dashuria me shikim të parë“ kur më pak e pret dhe e deh si alkool në gjak… Nga „100 promil“!
Dhe kur i shtohen pamja joshëse dhe vallëzimi i yllit të ri së bashku me grupin e saj shoqërues të rinj, të bukur dhe tërheqës, si dhe loja e shkëlqyer aktoriale që përputhet në mënyrë perfekte me vargjet dhe tregimin në këngë, „100 promil“ premton të jetë kënga që do ta katapultojë edhe më lart Marijën në elitën e yjeve të estradës.

Me të ajo vazhdon të ndërtojë historinë e saj të veçantë muzikore të bazuar në albumin „Sedativ“, këtë herë me një këngë titulli që tërheq vëmendje si dhe videoklipi që plotëson rrugën e saj të përcaktuar.
Kënga është në dispozicion në platformat digjitale, ndërsa videoklipin zyrtar mund ta shikoni më poshtë.




