Pjesë të komunave Qendër dhe Gazi Baba sot pa ujë

Nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi njoftojnë se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në:
· Për shkak të ndërrimit të mbyllëses f-80 mm në rrugën Filip II, do të ndërpritet furnizimi me ujë në objektin e GTC-së (komuna Qendër). Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 11:00 deri në përfundim të punimeve;
· Për shkak të ndërrimit të ventilit f-1" në rrugën Koce Metaleç 6, (komuna Gazi Baba), do të ndërpritet furnizimi me ujë për përdoruesit në pjesë të kësaj rruge. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të punimeve.



