E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Java e kaluar u ndëshkuan 120 automjete të parkuara në mënyrë të pahijshme në territorin e komunës Qendër

Ndërmarrja Publike Parkimet e Komunës Qendër në periudhën nga 26.10 deri më 01.11.2026, me ndihmën e automjeteve speciale "Pajak" largoi 120 automjete të parkuara në mënyrë të pahijshme që pengonin rrjedhën normale dhe të sigurt të trafikut, njoftoi KPQ.

"Për një zgjidhje të përhershme të ngarkesës së trafikut dhe problemit me parkimin e parregullt është e nevojshme një kulturë më e madhe trafiku, prandaj KPQ në periudhën në vijim do të vazhdojë me largimin e përditshëm të të gjitha automjeteve të parkuara në mënyrë të pahijshme dhe të pakujdesshme në Komunën Qendër me qëllim ngritjen e vetëdijes trafiku në një nivel më të lartë dhe rritjen e sigurisë në trafik", njoftoi KPQ.

Lajme të ngjashme