E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Teleskopi Swift i NASA-s po bie drejt Tokës pas 22 vjetësh

Teleskopi Swift i NASA-s po humb lartësi dhe së shpejti do të bjerë në Tokë, pas përpjekjes së dështuara për shpëtimin e tij. Siç raporton ABC News, forcat hapësinore të SHBA-së parashikojnë që observatori do të bjerë diku rreth këtij të premti.

Pritet që pjesa më e madhe e teleskopit – që peshon një ton e gjysmë – të digjet gjatë hyrjes në atmosferë. Megjithatë, Brad Cenko, shkencëtari kryesor i misionit në NASA, shpjegon se disa komponentë të bërë nga volframi – një metal më i dendur se plumbi – si dhe pjesë të pasqyrave, mund të mbijetojnë rënien.

Pritet që të gjitha mbetjet që nuk do të digjen të bien në oqean. Zona e mundshme e rënies përfshin pjesë të Afrikës, Australisë, Indisë, Azisë Juglindore, si dhe Amerikës Qendrore dhe Jugore. Forcat hapësinore po ndjekin vazhdimisht trajektoren e teleskopit.

X (Twitter)

NASA has officially ended the mission of its Swift Observatory, after a private satellite failed to meet up with the aging spacecraft in orbit. https://t.co/Q268npip1W

— SPACE.com (@SPACEdotcom) October 26, 2026

Shiko në X

Fundi i një misioni 22-vjeçar
Ekipi i misionit Swift shprehu keqardhje për fundin e teleskopit, por njëkohësisht falënderim për të dhënat e mbledhura gjatë 22 viteve në orbitë. Swift u lansua më 20 nëntor 2004, me qëllim studimin e shpërthimeve më të fuqishme në univers.

"E dinim që do të vinte kjo ditë, që para lansimit të Swift. Në orbitën e ulët rreth Tokës, rregulli është: çdo gjë që ngrihet lart, duhet të zbresë poshtë. Dhe ai fund është katastrofik", tha John Nousek, astronom në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe drejtues i ekipit të kontrollit të misionit.

X (Twitter)

Since launching on November 20, 2004, Swift observed:
More than 2,000 gamma-ray bursts
More than 1,400 supernovae
Stars being shredded by black holes
Asteroids and comets
… and so much more! https://t.co/JLpZI5vLrr

— NASA Universe (@NASAUniverse) October 26, 2026

Shiko në X

Përpjekje e dështuar për shpëtim dhe fikja e sistemeve
Për shkak të rritjes së aktivitetit diellor në vitet e fundit, Swift filloi të humbë lartësi më shpejt se sa pritej. Si rezultat, një vit më parë, NASA angazhoi kompaninë "Catalyst Space" për një mision urgjent shpëtimi. Megjithatë, anija robotike Link – e pajisur me tri duar robotike – hasi probleme teknike pas lansimit në korrik.

Anija nuk arriti të afrohej në një distancë prej 12 deri në 15 kilometra nga teleskopi, dhe në shtator ra përsëri në Tokë. Pasi misioni i shpëtimit u anulua, Swift vazhdoi të funksionojë, duke regjistruar shpërthime të reja të rrezeve gamma dhe fenomene të tjera me energji të lartë. Megjithatë, në fund të tetorit, teleskopi ra shumë poshtë për funksionim të qëndrueshëm, gjë që çoi në fikjen e sistemeve të tij.

Lajme të ngjashme