Ribalancim i ri sepse nuk ka para për paga dhe pensione, pasojnë borxhe të reja për qytetarët, paralajmëron LSDM

Ribalancim i ri i Buxhetit vetëm pas dy muajsh nga ai i fundit. Kjo konfirmon gjendjen katastrofale të kasës shtetërore dhe debaklin e politikave ekonomike të Mickoskit.
Po ndodh ajo që paralajmëruam, paralajmërojnë nga LSDM.
„Holesi buxhetore është e madhe, 900 milionë euro. Qeveria nuk ka mjaftueshëm para për paga, pensione dhe obligime aktuale. Pasojnë borxhe të reja mbi shpinën e popullit.
Qeveria tashmë është borxhuar me 250 milionë euro të reja, për nevoja buxhetore deri në fund të vitit. Jo për kthimin e kredive të vjetra, jo për investime zhvillimore, por për mbulimin e mungesës në kasën shtetërore.
Kjo është pasojë e politikave ekonomike të Mickoskit: Buxhet që mbushet me kredi, ndërsa qytetarët dëgjojnë përralla për suksese ekonomike“.
Sipas partisë opozitare, përrallat e Mickoskit për „ekonominë e tretë në Evropë“ ranë në ujë.
Sipas partisë, deficiti në Buxhet është 900 milionë euro, vrima në PIOOM ka arritur një miliard euro.
Atje vlerësojnë se në vend që të sigurojë të ardhura stabile dhe shpenzim të përgjegjshëm, Qeveria grumbullon borxhe për të mbuluar detyrimet bazë.
„Me borxhin e ri, borxhi publik arrin në 11 miliardë euro, dhe me borxhet ndaj JPD dhe ndërmarrjeve të tjera publike tejkalon 63% të PBB-së.
Skllavëri borxhi. Mickoski e rriti borxhin për 4 miliardë euro, vetëm në dy vjet. Gjysma e borxhit total të shtetit në 30 vitet e fundit.
Kredia nuk është të ardhur, por një detyrim i rëndë që do ta paguajnë qytetarët, punëtorët dhe brezat e ardhshëm“.
Lajme të ngjashme
Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë konfirmoi se ka marrë kërkesë nga autoritetet maqedonase për kërkim ndërkombëtar, arrestim dhe ekstradim të Iva Mihajllovës, por njoftoi se deri tani nuk janë ndërmarrë aktivitete për përcaktimin e vendndodhjes së saj në territorin e Bullgarisë. Sipas njoftimit të MPB-së…
16:41Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Borçe Serafimovski zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Zhiang Sjaojan, ku u diskutua për mundësitë e përmirësimit të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në bujqësi. Në pjesën…
16:30Një grua 75-vjeçare nga Shkupi u sulmua fizikisht dhe u grabit nga dy persona ndërsa po hynte në ashensor në një ndërtesë banimi në komunën e Aerodromit në Shkup. Sipas informacioneve nga MPB-ja, ngjarja u raportua dje. V.T. (75) u sulmua nga dy persona të cilët i morën portofolin me para dhe dokumente personale…
15:57

