Arteta në Arsenal të paktën deri në vitin 2030

Kampionët aktualë të Premier Ligës, Arsenal, e kanë zgjatur kontratën me trajnerin Mikel Arteta.
Arsenal gjithmonë ka dashur të ketë vazhdimësi me trajnerët. Nuk është rastësi që gjiganti nga veriu i Londrës ka pasur gjashtë trajnerë në historinë e tij që kanë punuar në klub të paktën nëntë vjet në një mandat. I fundit ndër ta, që është edhe rekorder, është Arsene Wenger, dhe Mikel Arteta ka nisur të ndjekë hapat e tij.
Spanjolli hyri në vitin e tij të shtatë dhe planifikon të qëndrojë edhe për një kohë. Sepse e ka zgjatur besnikërinë e tij ndaj "topçinjve" deri në vitin 2030.
Nëse e përfundon tërë kontratën, nuk do të jetë afër Wenger, i cili ishte në stolin e Arsenalit 22 vjet. Por, me më pak se 11 vjet shërbim (erdhi në dhjetor 2019), ai do të bëhej trajneri i tretë me shërbimin më të gjatë në historinë e Arsenalit. Pas legjendarit francez dhe George Allison, i cili drejtoi klubin 13 vjet midis 1934-1947.
Të gjithë ata trajnerë që ishin në stolin e Arsenalit nëntë ose më shumë vjet fituan titullin. Kjo është ajo që bëri Arteta, në vitin e shtatë të mandatit të tij. Ai është gjithashtu trajneri që ka pritur më gjatë për titullin, pasi Arsenal i dha një "periudhë faljeje" prej gjashtë vjetësh.
Përveç Premier Ligës, Arteta fitoi edhe Kupën FA në vitin 2020 dhe tri Community Shields në stolin e Arsenalit.
Foto/ arsenal fc
Lajme të ngjashme
Ajo që mëngjesin e sotëm e paralajmëruan insajderët italianë të futbollit, tani mori konfirmim zyrtar, Strahinja Pavlloviç nënshkroi kontratë të re me Milanin deri në verën e vitit 2031. Klub futbollistik Milan publikoi në faqen zyrtare të klubit dhe kështu konfirmoi se Pavlloviç është zgjidhja e tyre afatgjatë në…
15:19Lojtarët e Manchester United nuk u përpoqën të fshehin frustrimin e tyre pas humbjes nga Atletico Madrid (2:0) në Ligën e Kampionëve. "Do të duhet të kontrolloj veten", tha Lisandro Martinez në një deklaratë pas ndeshjes. Por ai nuk mundi të kontrollohej, dhe sulmoi drejtuesit e klubit, të cilët, sipas tij, "nuk…
14:52Kur nuk dini si të fitoni në zgjedhje – blini vota. Ky është parimi mbi të cilin vendosi të mbështetet Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit. FIFA është gati të propozojë një rritje drastike të fondit nga i cili shpërndahen paratë për asociacionet kombëtare për periudhën 2027 deri në 2030…
14:26