Dështim i Majamit, Lakers bindës ndaj Golden State

Në natën midis të mërkurës dhe të enjtes, u zhvilluan 11 ndeshje në NBA.
Majami hyri në sezon si një nga favoritët kryesorë për titullin. Erdh edhe Janis Adetokumbo. Por, premiera nuk shkoi siç pritej. Minnesota Timberwolves ishte mysafir në Florida dhe mundi bindshëm Heat me 131:106.
Majami ishte në lojë për një çerek e gjysmë. Pastaj erdhi një seri e mysafirëve 10-2 për +9 65:56, në gjysmë kohe ishte +10 – 69:59. Dhe në pjesën e dytë, diferenca ishte dyshifrore gjatë gjithë kohës. Diferenca maksimale ishte 30 pikë – 123:93 dhe në fund humbje bindëse për Majamin.
Për fituesit, Entoni Edwards u dallua me 45 pikë, 10 kërcime. Pesë të tjerë arritën numër dyshifror pikësh. Në anën tjetër, Janis realizoi 35 pikë, gjashtë kërcime.
Lakers demonstruan fuqinë e tyre në derbin kalifornian. Golden State Warriors u mundën me 127:105. Sigurisht, emri kryesor i ndeshjes ishte Luka Donçiç me 28 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Kessler shënoi 26 pikë dhe nëntë kërcime. Për Warriors, Stef Kari shënoi 23 pikë, me 2/7 gjuajtje për tri pikë.
NBA liga, rezultate:
Orlando – Atlanta 125:132
/Bankero 35 – Aleksandar-Walker 31/
Washington – Milwaukee 128:116
/Davis 34 – Hirou 24/
Brooklyn – Charlotte 103:110
/Rendl 33 – Allen 21/
Toronto – Chicago 135:92
/Lenard 23 – Buzelis 17/
Memphis – Utah 123:103
/Jerom 45 – Xhorxh 22/
New Orleans – Indiana 120:123
/Siakam 30, Zubac 16, 15 kërcime – Halibarton 23/
Houston – Dallas 128:110
/Durant 30, Smit 30 – Fleg 32/
Portland – Phoenix 124:83
/Lilard 25 – Buker 23/
LA Clippers – Sacramento 121:96
/Garland 30 – Levin 28/



