Ferdinand godet ashpër ndaj United: Të paaftë, "pa dhëmbë" në sulm

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, siç pritej, kritikoi ashpër klubin e tij të mëparshëm, pas debaklit në Como dhe humbjes 4:1.
"Como i Cesc Fabregas na bëri të dukemi sikur e kemi fituar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në lotari. Ndonjëherë dukej sikur Como kishte 12 lojtarë në fushë. Ne ishim pa dhëmbë në sulm. Nuk kishim asnjë ofensivë në ekip. Nuk mundëm ta shtynim Como-n. Nuk kishim plan kur kishim posedimin.
Një pjesë e madhe e meritës i takon Cesc për mënyrën se si ndërtoi këtë ekip, dhe pastaj do të shihni se si ai implantoi idetë e tij në këtë ekip. Secili e di punën e vet dhe është maksimalisht i fokusuar, me dhe pa top. Ata ia kalojnë topin shokëve të skuadrës që janë nën presion – një shembull i shkëlqyer i besimit të ndërsjellë", shkroi në "X", Ferdinand dhe shtoi.
"Por kjo nuk është justifikim për ne. Ishim të këqij sonte dhe aktualisht dukemi si një ekip pa vetëbesim, duhet shumë punë për ta kthyer këtë... Dhe unë madje nuk kam filluar me dëmtimet! Diferenca në buxhete padyshim që nuk ndikoi në diferencën mes dy ekipeve në fushë. Përndryshe, Nico Paz është një futbollist i shkëlqyer".
Foto/ Depositphotos



