(Video) Debakël historik i Manchester United, Como u dha një mësim futbolli “djajve të kuq”

Futbollistët e Como-s, debutues në Ligën e Kampionëve, mposhtën Manchester United-in e famshëm me 4:1, në ndeshjen e tretë.
Ekipi i Cesc Fàbregas, në bregun e liqenit më të njohur në Itali, i dha një mësim futbolli Manchester United-it.
Një humbje e tillë në Ligën e Kampionëve, si ajo që pësoi në Como, United nuk kishte përjetuar që nga viti 1994.
Se “djajve të kuq” nuk u shkonte mirë, e paralajmëroi pasardhësi i Lionel Messit në fanellën e Argjentinës, Nico Paz, kur me një goditje të bukur nga skaji i zonës shënoi në minutën e dytë.
Ekipi pa ide i Michael Carrick-u mbijetoi në pjesën e parë me vetëm një gol në rrjetën e Seme Lamens, por pësoi një fundosje në pjesën e dytë.
Greku Douvikas shënoi për 2:0 në minutën e 49-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Paz me golin e tij të dytë i dha Como-s një avantazh të madh. Pika finale e fitores së Como-s u vendos nga Ramon me golin në minutën e 76-të.
Nderin e United-it, nëse mund të flitet fare për një gjë të tillë, e shpëtoi Zirkzee me golin në minutën e 91-të.
Dita të vështira presin United-in, duket se nuk është më çështje ditësh por orësh kur Carrick do të shkarkohet.



