Flick: Nuk kishim fokus

Real Madridi e mposhti Barcelonën me 2:1 në "Camp Nou", në xhiron e dhjetë të kampionatit spanjoll dhe i shkaktoi humbjen e parë në ligë këtë sezon. Heroi i fitores së madhe të skuadrës së José Mourinho ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi të dy golat, në minutën e 41-të dhe të 87-të.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, deklaroi se problemi kryesor i skuadrës së tij është mungesa e energjisë dhe se lojtarëve u nevojitet pushim për të rikthyer formën më të mirë.
"Kishim mundësi, por na mungonte rrjedhshmëria në lojë. Në pjesën e dytë, skuadra filloi të sulmojë më rrezikshëm, por në atë moment patëm një rënie të madhe të përqendrimit që kontribuoi në humbjen tonë. Nuk është e lehtë, por duhet ta pranojmë këtë. Barça duhet të vazhdojë më tej", tha Flick.
Si zgjidhje për rikthimin në formë, Flick theksoi nevojën për pushim.
"Duhet të përpiqemi të çlodhemi dhe të harrojmë stërvitjet për një kohë. Duhet të rikthejmë freskinë që kishim në ndeshjet e para të sezonit", tha trajneri i Barcelonës.



