E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Me ribalancimin nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurosh, ka borxhe të reja për qytetarët“, thonë nga LSDM

„Me ribalancimin e ri hajduti Mickoski përsëri i braktisi punëtorët, bujqit, qytetarët. Nuk ka para për pagë minimale prej 600 eurosh, nuk ka masa për mbrojtjen e standardit, nuk ka ndihmë për bujqit. Ka borxhe të reja dhe interesa të larta që do t’i paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm“, thonë nga LSDM.

„Në 2 vjet Mickoski ngarkoi 4 miliardë euro borxh të ri mbi shpinën e popullit, gjysma e borxhit total nga pavarësia deri sot. Por ato para nuk janë për qytetarët, por për tendera kriminalë.

Qytetarët i la hajduti vetëm.

Çdo muaj ka rritje të reja çmimesh, ndërsa pagat mbeten të pamjaftueshme për jetesë. Që nga janari shpenzimet për jetesë janë rritur për 4.000 denarë. Koshin sindikal i tetorit kalon 70.000 denarë, dhe me qiranë arrin afërsisht 90.000 denarë.

As tre paga minimale nuk mbulojnë koshin bazë të konsumit. Punëtori punon gjithë muajin, por nuk mund t’i paguajë nevojat bazë të familjes.

Rreth 180.000 punëtorë marrin pagë nën 31.200 denarë, ndërsa paga minimale mbetet 26.000 denarë. Për ta Mickoski nuk ka para. Parashikohen edhe rritje të reja të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, në Evropë po përgatiten plane për shkak të rrezikut të rritjes së çmimeve të ushqimit.

Vetëm hajduti Mickoski nuk bën asgjë. Gjatë gjithë vitit i la qytetarët vetëm për t’u përballur me krizën, duke refuzuar masat që propozoi LSDM.

Kjo është zgjedhje e vetëdijshme e Mickoskit: për punëtorët nuk ka, për tenderat partiakë ka. Borxh mbi borxh, ribalancim pas ribalancimi, dhe fatura gjithmonë tek populli“, njofton LSDM.

Lajme të ngjashme