Stojanoski: VMRO-DPMNE ka kthyer borxh prej 2.31 miliardë eurosh në dy vjet

VMRO-DPMNE ka kthyer borxh prej 2.31 miliardë eurosh në dy vjet, në krahasim me 806 milionë euro gjatë kohës së LSDM dhe DUI, njoftoi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
„Faktet maten me shifra. Borxhi i kthyer (principal i paguar) në 24 muajt e parë të mandatit: LSDM–DUI: 49.6 miliardë denarë – 806 milionë euro principal i kthyer i borxhit. VMRO-DPMNE: 142.2 miliardë denarë – 2.31 miliardë euro principal i kthyer i borxhit. Kjo është 2.87 herë ose 187% më shumë fonde të dedikuara për shlyerjen e principalit të borxhit të maturuar“, publikoi Stojanoski në „Facebook“.
Ai shton se është e rëndësishme të theksohet se fondet që ka paguar kjo qeveri janë marrë pa përjashtim gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme.
„Menaxhimi përgjegjës i financave publike do të thotë që detyrimet të shlyhen në kohë, dhe njëkohësisht të sigurohen fonde për funksionimin e shtetit, investime dhe zhvillim. 2.31 miliardë euro principal i kthyer në dy vjet. Shifrat tregojnë më së miri rëndësinë e detyrimeve që shteti i shlyen“, thotë Stojanoski.



