E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kulusevski u kthye pas një pauze prej 526 ditësh

20.10.2026, 15:02

Dejan Kulusevski deklaroi se ndihet si "një njeri tjetër" që nga kthimi në ekipin e Tottenham pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. Të hënën, përfaqësuesi suedez luajti minutat e tij të para pas 526 ditësh mungesë në fitoren kundër Coventry (3:1).

Sulmuesi anësor, i cili thotë se është bërë "më i mençur" dhe "një njeri tjetër", hyri në lojë në minutën e 86-të. Ishte paraqitja e tij e parë që nga 11 maji 2025, kur pësoi një dëmtim serioz në gju. Kthimi i tij ndodhi në ndeshjen ku Tottenham arriti fitoren e parë në sezonin e ri të Premier Ligës.

Kulusevski theksoi se koha e kaluar jashtë fushës ka ndryshuar mënyrën e tij të të kuptuarit të futbollit, por edhe identitetin e tij si sportist profesionist.

"Jam shumë mirënjohës që duhej të kaloja përmes kësaj. Tani jam gati për futboll. E shoh veten ndryshe. Mendoj se jam një njeri tjetër. Ende jam i njëjti djalë që dëshiron të luajë futboll, por jam pak më i mençur, prandaj jam i lumtur", deklaroi Kulusevski për "Sky Sports".

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme