Pesë ushqime vjeshtore që ndihmojnë në humbjen e peshës

Ato përmirësojnë shëndetin tuaj dhe bëhen aleatët tuaj në luftën kundër kilogramëve të tepërt.
Mund t'i përfshini këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj për të humbur peshë dhe për të ushqyer shëndetshëm gjatë periudhës së ftohtë që po vjen.
Molla
Mollët janë me pak kalori dhe të pasura me fibra bimore; përmbajnë vetëm 95 kalori dhe 4 gram fibra për porcion. Në një studim të fundit të kryer në Universitetin e Floridës, mollët e thata ndihmuan pjesëmarrësit të humbnin peshë.
Gratë që konsumuan një filxhan mollë të thatë çdo ditë për një vit humbën peshë dhe ulën nivelin e kolesterolit.
Hulumtuesit besojnë se antioksidantët dhe pektina – një lloj fibër bimore – janë përgjegjës për përfitimet e shumta të mollës; mollët e freskëta janë edhe më efektive.
Kungulli
Provoni kungullin; një filxhan siguron 214% të nevojave ditore për vitaminë A dhe një të tretën e nevojave ditore për vitaminë C. Kungulli përmban vetëm 80 kalori për filxhan, ndërsa e njëjta sasi e patates së ëmbël – një ushqim tipik vjeshtor – përmban 180 kalori.
Brokoli
Një filxhan brokoli përmban 31 kalori dhe 2.4 gram fibra bimore, që ndihmon të ndiheni të ngopur, ndërsa konsumoni më pak kalori. Më tej, studimet kanë treguar se shtimi i perimeve si brokoli në ushqime si makarona ndihmon në uljen e marrjes totale të kalorive.
Kale
Ngjashëm me brokolin ose lakrën, kale është i pasur me vitaminë A dhe fibra bimore, dhe njëkohësisht ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat. Chipsat e kale-s, që përmbajnë vetëm 110 kalori, sigurojnë 6 gram fibra bimore dhe janë një ushqim i shkëlqyer për mesdreke.
Lakra
Me vetëm 17 kalori për filxhan, lakra – veçanërisht lloji i njohur me ngjyrë vjollcë – e bën çdo sallatë më interesante dhe i shton ngjyrë të gjallë; për më tepër, studimet kanë treguar se ajo ndihmon në luftën kundër tumoreve të gjirit, zorrës së trashë dhe mushkërive.



