E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Estevao i zhgënjyer, dëshiron të largohet tashmë në janar?

Sulmuesi i ri i Chelseat, Estevao nuk është i kënaqur me statusin e tij tek Xabi Alonso, po shqyrton opsionin për të lënë "Stamford Bridge" në afatin kalimtar dimëror.

Brazili është i pakënaqur dhe i frustruar sepse këtë sezon ka luajtur vetëm 47 minuta në Premier League, që është një tregues i qartë se nuk është as plan B për Xabi Alonson.

Mediet angleze theksojnë se Estevao do të kërkojë një takim me drejtuesit nëse minuta e tij e lojës vazhdon të jetë e pakët.

Nuk dihet se ku mund të shkojë, sigurisht, mediat përmendin Paris Saint-Germain, veçanërisht pas dëmtimit të Khvicha Kvaratskhelia, por këto janë ende thashetheme dhe gjithçka është larg realitetit.

Estevao ka luajtur gjithsej tetë ndeshje këtë sezon, por ka kaluar vetëm 172 minuta në fushë, shumica në Kupën e Ligës.

Ai erdhi në Chelsea në verën e vitit 2025 për 45.000.000 euro nga Palmeiras.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme