(Video) Ana Ivanoviq mahniti me pamjen në ndeshjen mes Partizanit dhe Crvena zvezdës

Ana Ivanoviq një herë tjetër dëshmoi se është një zonjë me stil dhe shije. Ajo u shfaq në ndeshjen mes Partizanit dhe Crvena zvezdës, duke mahnitur të gjithë të pranishmit me pamjen e saj të sofistikuar.
Tenistja e njohur serbe, Ana Ivanoviq, është e njohur për stilin e saj të sofistikuar dhe të thjeshtë, që i përshtatet shkëlqyeshëm figurës së saj të hollë. Çdo paraqitje e saj thuajse tërheq vëmendjen e kritikëve të modës, ku eleganca klasike është shenja kryesore e stilit të saj personal.
Tre ditë më parë ajo ishte e pranishme në ndeshjen mes Partizanit dhe Crvena zvezdës, duke ndjekur lojën nga rreshtat e parë dhe duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Për këtë rast, ajo zgjodhi pjesë të thjeshta – duke zgjedhur të mos eksperimentojë me pamjen e saj – megjithatë kjo sigurisht nuk do të thoshte që kombinimi i saj nuk kishte një përshtypje të fortë apo një tërheqje mbresëlënëse.
Ajo mbante një këmishë të gjerë në ngjyrë rozë pastel, që theksoi në mënyrë të përsosur anën e saj femërore, në kombinim me pantallona të zeza, duke arritur një pamje të rafinuar dhe profesionale. Sa i përket pjesës tjetër të stilit të saj, ajo mbeti në thjeshtësi dhe minimalizëm, duke zgjedhur një make-up shumë diskrete dhe flokë të lëshuara.
Në shoqërinë e saj ishte vëllai i saj, Miloš Ivanoviq, dhe sipas fotografive, ata ishin në humor të shkëlqyer.



