E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Gashtarov e vazhdoi kontratën me Crvena zvezda deri në vitin 2031

22.10.2026, 09:38

Kampionia serbe, Crvena zvezda, njoftoi se Matej Gashtarov dhe Stefan Gudelj kanë vazhduar kontratat me klubin.

Reprezentuesi 19-vjeçar maqedonas, Gashtarov dhe Gudelj, një vit më i madh, morën kontrata deri në vitin 2031 dhe rritje të pagave. Megjithatë, klubi nuk publikoi detajet financiare.

Ndryshe, në qershor të këtij viti, të dy futbollistët vazhduan kontratat deri në vitin 2029.

Sipas mediave serbe, kjo është pasojë e ngritjes së tandemit "Gu-Ga" nën komandën e trajnerit të ri Albert Riera.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit ndërtojnë pozita më të mira për transferimet e ardhshme.

"Kontrata e re ka shumë rëndësi për mua. Kam punuar shumë për të qenë aty ku jam tani dhe kjo është realizim i ëndrrës së fëmijërisë. Gjithçka kaloi shpejt, por besova në punë të palodhur, prisja mundësinë e duhur për të treguar çfarë mundem dhe jam shumë i lumtur që gjithçka po shkon kështu. Kontrata e re është vetëm një motivim shtesë për mua që të vazhdoj të punoj edhe më shumë, të dëgjoj me kujdes të gjitha kërkesat e trajnerit dhe t’i zbatoj në fushë për të qenë më i mirë nga dita në ditë. Sipas mundësive të mia, fillova mirë dhe planifikoj të vazhdoj në të njëjtin ritëm në periudhën e ardhshme", theksoi Gashtarov.

Foto/ FK Crvena zvezda

Lajme të ngjashme