E premte, 16 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Crvena zvezda u vetë-shkatërrim në Lugano

15.10.2026, 21:09

Futbollistët e Crvena zvezdës filluan me humbje në Ligën e Konferencës. Mbrëmë në Lugano, ekipi vendas mposhti kampionin serb me rezultat 3:2.

Crvena zvezda u vetë-shkatërrua në Lugano, veçanërisht në fund kur dhuroi dy gola për ekipin vendas. Goli i parë i Luganos erdhi pas një gabimi në mbrojtje, konkretisht i Gudeljit. Për golin e dytë përgjegjës ishte përfaqësuesi maqedonas Gashtarov, ndërsa për të tretin Badzho, i cili bëri penallti pa nevojë.

Albian Ajeti shënoi gol për avantazhin e ekipit vendas në minutën e 25-të, por Timi Maks Elshnik barazoi në minutën e 32-të, pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistencës së Gashtarovit. Rade Kruniç në minutën e 67-të me një goditje të fuqishme nga larg i dha epërsinë mysafirëve, ndërsa Derek Monkada barazoi në minutën e 84-të. Anto Grgiç shënoi golin e fitores për Luganon në minutën e 90-të, nga penalltia.

Gashtarov luajti gjithë ndeshjen për Crvena zvezdën, ndërsa te Lugano në minutën e 80-të në fushë u aktivizua Alioski, por pa ndonjë ndikim konkret.

Foto/ Starsport

Lajme të ngjashme