VIDEO: Publikohet traileri i ri për GTA 6

Kompania Rockstar Games publikoi trailerin e ri për lojën shumë të pritur GTA 6, e cila pritet të dalë më 19 nëntor.
Traileri zgjat një minutë e gjysmë dhe zbulon detaje të reja për personazhet kryesore, Jason dhe Lucia, si dhe për botën e hapur të lojës.
Fokusi është në të kaluarën problematike të Jason-it, i cili zbulon se ka lënë ushtrinë në marrëdhënie të këqija. Shfaqen edhe skena me Lucia-n, e cila mban një shirit elektronik për ndjekje, si dhe shumë sekuenca aksioni.
Traileri i ri fokusohet në atmosferën, historinë dhe skenat filmike. Rockstar Games konfirmoi se materiali i shfaqur është incizuar në PlayStation 5.
Lojë do të jetë e disponueshme për PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S më 19 nëntor 2026.




